Maxi mirëpret Lazion

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 21:00
Maxi Lopez ka mirëpritur mundësinë e transferimit të tij në Lazio gjatë afatit kalimtar të verës. Sulmuesi i Catanias erdhi në klubin sicilian në janar të vitit 2010, por vazhdimisht është spekuluar me transferim te një skuadër më e madhe, së fundmi Lazio. “Për të ardhmen time do të mendoj pas ndeshjes së fundit këtë sezon të Catanias. Flitet për Lazion që është ekip i mirë, por tani jam i përqendruar vetëm në përfundimin e kampionatit”, tha Lopez për Sky Sport Italia. Catania thuhet se kërkon së paku 10 milionë euro për Maxin.