Seedorf, i lidhur me Milanin

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 22:00
Milan është optimist për sigurimin e shërbimeve të mesfushorit veteran Clarence Seedorf për sezonin e ardhshëm. Kontrata e Seedorfit me Milanin skadon në fund të këtij sezoni dhe qarkulluan spekulime rreth largimit të tij të mundshëm. Mirëpo, drejtori sportiv i klubit, Ariedo Braida, është optimist për arritjen e një marrëveshjeje për vazhdimin e qëndrimit të Seedorfit në San Siro. “Seedorf është kampion i cili është i lidhur ngushtë me Milanin. Të gjithë ne e duam atë dhe ai e do Milanin. Kjo është me rëndësi”, tha Braida për Goal.com Italia.