E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnja reagon ndaj Izraelit: Nuk jemi vend terroristësh

Alkalaj zhvilloi një bisedë telefonike me Lieberman pasi ministri i Jashtëm izraelit kishte deklaruar se rajoni i Ballkanit ishte destinacioni i ardhshëm i terroristëve. Këtë deklaratë Lieberman e kishte bërë gjatë takimit me kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski.      ''Kjo deklaratë është plotësisht e pabazë dhe e rrezikshme në një kohë kur Bosnja po kërkon nga Bashkimi Evropian heqjen e vizave për qytetarët e saj. Sipas shërbimit sekret boshnjak dhe organizatave ndërkombëtare të sigurisë në Bosnje nuk ekzistojnë qendra terroriste'', deklaroi Alkalaj.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›