E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnja rrezikonskualifikimin nga UEFAshpreson Shqipëria

TIRANE- Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka konfirmuar në mbledhjen e tij në Paris pezullmin për Federatën e Futbollit të Bosnjes në rast se deri në 1 prill të këtij viti nuk do të bëjë ndryshimet në statusin e federatës.

Në këtë mënyrë UEFA i ka dhënë sërish shpresa të mëdha kombëtares shqiptare, e cila gjendet në grupin D me Bosnjen, për eliminatoret e Evropianit 2012, që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

"Rikonfirmohet vendimi i mëparshëm për të pezulluar automatikisht Federatën e Futbollit të Bosnje – Hercegovinës nëse deri në 1 prill 2011 nuk do të bëhen ndryshimet statutore të kërkuara", thuhet në deklaratën për shtyp të qeverisë së futbollit evropian.

Bosnja, kundërshtare e Shqipërisë për Euro 2012, kërcënohet me pezullim nga eliminatoret, ndërsa klubet e saj rrezikojnë të mos marrin pjesë në asnjë kompeticion.

FIFA dhe UEFA duan që federata boshnjake të ndryshojë strukturën e saj. Nga një kryetar për çdo etni në vend, përkatësisht muslimanët, serbët dhe kroatët, duhet që federata të ketë një kryetar të përbashkët.

Me pezullimin e mundshëm të Bosnjes mund të konfigurohet dhe klasifikimi i grupit D të eliminatoreve të evropianit, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Për shkak se Bosnja nuk ka zhvilluar mbi 50% të ndeshjeve, çdo skuadër që luan ndaj ekipit të Edin Dzekos dhe Miralem Pjaniç do të humbë pikët e grumbulluara.

Në takimin e zhvilluar në muajin tetor Shqipëria barazoi me Bosnjen në “Qemal Stafa” me rezultatin 1-1. Bosnja aktualisht renditet e 4-ta në grupin D me 4 pikë pas 3 ndeshjesh, 1 pikë më pak se Shqipëria e vendit të 3-të, që ka zhvilluar një ndeshje më shumë.
- Renditja aktuale e grupit D
Nr. Skuadra N. Pikë
1. Franca     4        9
2. Bjellorusia 4 8
3. Shqipëria 4 5
4. Bosnje 3 4
5. Rumania 3 2
6. Luksemburgu 4 1
(atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›