Skandal korrupsioni në PE3 deputetë kërkojnë 100 mijë euro për lobim
BRUKSEL- Skandali i korrupsionit trondit Parlamentin Europian. Tre deputetë të këtij parlamenti Zoran Thaler, Ernst Strasser, Adrian Severin kanë rënë pre e një hetimi gazetaresk, në të cilin kanë pranuar të marrin rryshfet 100 mijë euro për të lobuar pro miratimit të disa ligjeve në Parlamentin Europian për Biznesin.
Video skandali u publikua fillimisht në gazetën britanike The Sunday Times, përmes infiltrimit të një gazetari dhe më pas publikimit edhe në youtoobe. Gazetarët e The Sunday Times u paraqitën si biznesmenë para deputetit Strasser, ku ai pranoi se duhen 100 mijë euro në vit në këmbim të një grupi deputetësh për të dhënë votën e tyre në kalimin e një projekti në parlament që kërkonin biznesmenët.
Strasen është dhe kryetari i delegacionit austriak në Partitë Popullore Europiane dhe anëtar i komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian. Në këtë material filmik Strasser shprehet se është i gatshëm të vihet në dispozicion të interesave të një grupi biznesi pranë Europarlamentarëve në Bruksel.
Pas publikimit të kësaj video është hapur debati nëse ky është rast personal dhe lidhet me bizneset e zotit Strasen apo është një sistem i ngritur i partisë së tij të djathtë në Austri.
“Në 5 vjet unë do të kerm një zyrë këtu në Bruksel sepse kjo është një mundësi e shkëlqyer që të gjithë njerëzit të dinë se kam rrjetin tim dhe mund ta përdor këtë rrjet në kompanitë e mia. Absolutisht po kur ti shkon si deputet i Europarlamentit kjo ka një domethënie pasi të hap një derë sepse shkon aty si lobues. Unë jam lobues, por edhe i hapur për këtë, por duhet të jesh dhe shumë i kujdesshëm për këtë sepse nëse gënjen një herë të vetme je i vdekur. Unë nuk e dua këtë. Unë dua të nderoj rrjetim tim dhe ta përdor atë si deputet i Parlamentit Europian.”,- thotë Straser në këtë video.
Ndërkohë në videon tjetër ndërmjet gazetarit dhe eurodeputeti Adrian Severin në zyrën e tij bëhet e qartë mbështetja e ish-Ministrit të Jashtëm romun se do të japë miratimin e tij ndaj disa amendamenteve për të lobuar për deputetët e tjerë. Severin thotë se duhet 12 mijë euro për tri ditë ditë për të realizuar lobimin dhe amendamentet e nevojshme, thuhet në regjistrimin e bërë në këtë video.
Dy dëputetët e Parlamentin Europian Severin dhe Thaler kanë refuzuar të pranojnë se kanë marrë para në këmbim të lobimit, kurse Strasser e ka pranuar atë dhe ka dhënë dorëheqjen.
(e.m/news24/BalkanWeb)