E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shqiptarëtpadisin grekunpër mashtrim

ATHINË- Të paktën 100 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Trikala argumentojnë se janë bërë viktima të një inxhinieri të njohur në qytet, duke e akuzuar atë se i ka mashtruar ata duke iu premtuar t’iu mbushë librezën e sigurimeve shoqërore me pulla që vërtetojnë ditë pune të siguruara.

Dhjetëra padi janë ngritur nga punëtorët, që thonë se inxhinieri i ka bindur ata të paguajnë, në këmbim të pullave të sigurimeve. Thuhet se ai është paguar për 3000 pulla sigurimesh, por kur punëtorët kanë kërkuar të shohin librezat kanë parë vetëm pulla imagjinare.

Policia dhe përfaqësues të Sigurimeve Shoqërore në Greqi kanë filluar të hetojnë rastin dhe së shpejti do të jetë i akuzuari që do të thirret për të dhënë shpjegime.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›