Bosnja shënon “përparime fenomenale” për heqjen e vizaveNga Ndërsa Shqipëria merr shuplakë nga Parlamenti Evropian që nuk miraton një nismë për liberalizimin e shpejtë të vizave Një iniciativë e një eurodeputeteje të Parlamentit Evropian për të
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Bosnja shënon “përparime fenomenale” për heqjen e vizaveNgaNdërsa Shqipëria merr shuplakë nga Parlamenti Evropian që nuk miraton një nismë për liberalizimin e shpejtë të vizave
Një iniciativë e një eurodeputeteje të Parlamentit Evropian për të lehtësuar liberalizimin e vizave me Shqipërinë ka dështuar. Propozimi nuk ka arritur që të marrë pëlqimin e komisioneve të këtij parlamenti, duke ngelur në klasë. Arsyeja themelore ka qenë se Shqipëria nuk ka arritur që të plotësojë kushtet e nevojshme. Sipas europarlamentarëve, kushti për pasaportat është më i dukshmi në këtë drejtim, por nuk është i vetmi që i ka ngelur Shqipërisë për të plotësuar. Në këtë drejtim ata kanë nënkuptuar se vendi ynë duhet të bëjë akoma shumë për të plotësuar kushtet për sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut, e zgjedhjet janë një arsye themelore në këtë drejtim.
Por, në ditët kur qeveria shqiptare vazhdon të mburret se i ka ngelur vetëm problemi i pasaportave në dorë, një studim i realizuar me ndihmën e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, tregon se Bosnja ka bërë një “përparim fenomenal” në përmbushjen e kushteve për të përfituar nga lehtësimi i vizave. Studimi thotë se qeveria e këtij vendi e ka marrë me shumë seriozitet përmbushjen e kritereve dhe vetëm pak muaj pas vlerësimit të parë, që u bë në maj, ajo ka arritur të ketë një vlerësim të përngjashëm me vende si Mali i Zi dhe Serbia, që do përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Në maj ajo vlerësohej me notën 3, si dhe Shqipëria, ndërsa tani, sipas studimit, ajo merr notën 1.25. Kështu, duket se edhe një vend me konflikte të thella etnike ka bërë përparime shumë të mëdha. E vetmja fushë ku Bosnja duket se ka sërish problem është ajo e sigurisë dhe rendit publik, por për sa i përket kontrollit të kufijve dhe migracionit, dokumenteve të identifikimit dhe lirive themelore, ajo ka ecur përpara.