Një qeveri e dyshimtë dhe mungesa e opozitësNga Ledion Kristafi, worldpress.orgZgjedhjet parlamentare të 28 qershorit krijuan një situatë të çuditshme në Shqipëri. Partia Demokratike, e cila fitoi zgjedhjet, formoi një qeveri të re këtë muaj të kryes
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Një qeveri e dyshimtë dhe mungesa e opozitësNga Ledion Kristafi, worldpress.orgZgjedhjet parlamentare të 28 qershorit krijuan një situatë të çuditshme në Shqipëri. Partia Demokratike, e cila fitoi zgjedhjet, formoi një qeveri të re këtë muaj të kryesuar nga Sali Berisha, por opozita nuk merr pjesë në seancat parlamentare.
Situata ekonomike nuk është e mirë, monedha shqiptare humbet pikë me shpejtësi kundrejt euros dhe papunësia rritet. Para disa muajsh qeveria parashikoi rritje ekonomike më shumë se 6 për qind, që do të ishte më e madhja në Evropë, por arritja e saj është e dyshimtë. Ekspertët e FMN kanë parashikuar një rritje jo më të lartë se një për qind.
Para fushatës elektorale qeveria bëri investime të mëdha publike dhe krijoi iluzionin e një ekonomie në rritje dhe të shëndetshme. Por të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se prodhimi industrial ka rënë më shumë 23 për qind. Në këtë situatë, opozita pret me padurim zgjedhje të parakohshme, ndërsa PD betohet për integrimin e vendit në BE gjatë katër deri në gjashtë vitet e ardhshme.
Një raport i fundit i OSCE-ODIHR, që monitoruan zgjedhjet në Shqipëri, tha se në zgjedhjet e qershorit Shqipëria hodhi një hap të madh përpara. “Zgjedhjet parlamentare shënuan progres të dukshëm në lidhje me regjistrimin e votuesve dhe procesin e kartave të identitetit, kornizën ligjore të miratuar me konsensus nga të dyja partitë kryesore, votimin, numërimin dhe gjykimin e ankesave.”
Por kishte edhe probleme. Problemi më i madh i zgjedhjeve ishte politik. Raporti vazhdonte: “Përmirësimet themelore u lanë në hije nga politizimi i aspekteve teknike të procesit, përfshi gjatë numërimit të votave dhe afishimit të rezultateve, të cilat bllokuan procesin e numërimit përkohësisht në disa zona, si dhe dhunë e vënë re gjatë fushatës elektorale.”
Këto janë fjalë të hidhura për skenën politike shqiptare, por jo të reja. KQZ zgjidhet nga partitë politike në parlament; numëruesit e votave zgjidhen nga partitë politike; kutitë e votimit ishin vendosur në vende të dyshimta si kafene ose dyqane private. Duke patur parasysh këto fakte, nuk ishte habi që zgjedhjet u lanë hije nga politika. Procesi i numërimit u monitorua me kamera, por partitë e vogla, që mbetën jashtë parlamentit, thanë se u ishin vjedhur votat. E njëjta deklaratë u bë edhe nga PS, e cila pretendoi se zgjedhjet u vodhën.
Qeveria e re u miratua nga parlamenti më 16 shtator. Si gjithmonë, premton reforma të mëdha, por kompozimi i saj hedh dyshime. Dy nga 15 ministrat janë akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion dhe kanë çështjet të hapura në gjykatë. Në dhjetë vitet e fundit janë bërë shumë akuza për korrupsion, por asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar me burg. Këto raste nuk do të jenë të ndryshme. Sistemi gjyqësor është më i dyshimti në vend. Synon të luftojë korrupsionin, por vazhdimisht njihet si institucioni më i korruptuar në Shqipëri.
Pak para zgjedhjeve të sivjetshme Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE. Ky ishte një hap i madh për një vend të trazuar. Aplikimi ende nuk është shqyrtuar nga BE, por rezultati ka mundësi të jetë pozitiv. Megjithatë, Shqipëria nuk ishte ndër vendet që përfitoi nga liberalizimi i vizave me BE. Shkaku: mungesa e reformave.
Në këtë gjendje zgjedhjet e parakohshme do të ishin një goditje e rëndë për aspiratat evropiane të vendit. Por situata politike është e tensionuar. Opozita e quan qeverinë e re të paligjshme dhe kërkon rinumërimin e votave në disa zona. Raporti i OSCE-ODIHR thoshte që procesi i numërimit ishte me probleme në një të tretën e rasteve. Kjo padyshim hedh dyshime mbi rezultatin e zgjedhjeve. Margjina e fitores ishte aq e ngushtë, saqë edhe probleme të vogla në numërim mund të kenë ndikuar.
Është e vështirë të parashikosh të ardhmen e afërt politike të vendit. S’ka dyshim që qeveria e re do të ketë një rrugë të vështirë përpara. Në parlament duhet të kalojnë ligje të rëndësishme, por ato kanë nevojë për 84 vota, që mazhoranca nuk i ka. Prania e huaj në Shqipëri i ka bërë thirrje të vazhdueshme PS që të futet në parlament. “Debatet demokratike bëhen brenda institucioneve”, - tha kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë.
Shqiptarët janë më të shqetësuar për ekonominë, e cila po ecën keq, megjithëse qeveria thotë të kundërtën. Në dy vitet e fundit remitancat kanë rënë, investimet e huaja janë të ulëta, dhe shpenzimet qeveritare janë të mëdha, duke lënë pas një buxhet në rritje.
Qeveria nuk e bën publike gjendjen e ekonomisë. Thuajse gjysma e ekonomisë shqiptare është informale, që do të thotë se parashikimet për GDP janë të dyshimta. Nëse marrim në konsideratë fjalët e ekonomistit nobelist Joseph Stiglitz, i cili në një artikull të fundit thoshte se “GDP nuk është më e besueshme për matjen e ekonomisë së një vendi”, situata në Shqipëri duket e errët.