E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasen me policine shoferet e furgoneve Kemi license

Rreth 60 furgona transportues janë bllokuar nga sektori i kontrollit të autostradeve në zonën e Kamzës. Sipas drejtuesve të automjeteve ky bllokim është selektiv, por edhe i jashtëligjshëm pasi ata janë të pajisur me dokumentacionin përkatës, por edhe me lejen e bashkisë për të ushtruar funksionin.

“Unë jam qytetar i Kamzës me dokumenta, patentë, leje qarkullimi me të gjitha, 8+1 . Është një djalë, një Krenar Ahmeti që se njef askush dhe del bllokon furgonat e Kamzës me një arsye, se i ka marrë 10 mijë euro në Kamzë ai. Dhe sot del bllokon vetëm këtë linjë”-thotë një qytetar.

“Jam me licensë dhe për një vit e gjysmë punë, këto mandate i kam paguar. Pjesën më të madhe të këtyre gjobave se kam idenë se kush i ka vënë. Më dalin gjoba në kinostudio. Unë nuk e di se si i kam. Gjobat e mia rriten përditë. Bëj thirrje të vërë dorë shteti, e të na lënë të punojmë e të jetojmë”-thotë një tjetër.

Por sipas krerëve të policisë rrugore këto automjete ndonëse janë të pajisura me lejen e bashkisë, nuk respektojnë kushtet e saj. Sipas tyre, drejtuesit e furgonave të bllokuar, ndonëse nuk kanë patentat përkatëse për transportin e qytetarëve 8+1 nuk kryejnë itinerarin e përcaktuar në leje, por dalin jashtë saj duke kryer dhe udhëtime të tjera brenda vendit.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›