E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnjë: Arrestohen tre serbë të dyshuar për genocid

SARAJEVE- Policia e Bosnjës ka arrestuar tre të dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e Srebrenicës gjatë luftës së viteve 1992-1995.
Zyra e Prokurorisë në Sarajevë tha se ata ishin ushtarë të Armatës së Serbëve të Bosnjes.

Në korrik, 1995, forcat serbe pushtuan Srebrenicën, e cila nga Kombet e Bashkuara ishte shpallur zonë e sigurtë, dhe vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë, në krimin më të madh prej Luftës së Dytë Botërore, i cili u cilësua si genocid.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›