E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, përplaset për vdekje 70-vjecari

TIRANË- Një 70-vjecar është përplasur për vdekje pasditen e sotme, rreth orës 16:40. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Tapizë, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë. Pas përplasjes nga një autoveturë 70-vjecari, Hamdi Topalli nuk ka mundur ti shpëtojë dot plagëve të marra, duke humbur jetën. 

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, deklaron se makina që i shkaktoi vdekjen të moshaurit, nuk është identifikuar ende. Kjo pasi, është larguar menjëherë pas ngjarjes, duke lënë pa ndihmë viktimën. Policia po punon për identifikimin e veturës dhe personave që drejtonin atë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›