E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen cmimet e konkursit “My view”

TIRANë- Kompania e telefonisë celulare AMC sjell për të dytin vit botën e fotografisë me celular. Në galerinë FAP, u organizua ekspozita me punët më të mira, dalë nga konkursi i përgjithshëm “MY View” i cili u fokusua në fotot më të bukura të realizuara nga aparati celular përgjatë një viti.

Gjatë ekspozitës u shpallën edhe fituesit e përzgjedhur mes 700 fotografive. Cmimin e parë e fitoi Ido Bushati, ndërsa cmimet e tjera Megi Maria Nikolla, Arjet Bogdani, Jada Cela, Nesa Llapashtica dhe Besfort Kryeziu.

AMC iu dhuroi fituesve aparate celular me fotokamera me rezolucion të lartë, në mënyrë që këta të rinj të zhvillojnë më tej pasionin e tyre për fotografinë. Fotot fituese u përzgjodhën nga një juri profesioniste, e cila dha vlerësimet për pesë kategoritë e përcaktuara si fotogazetari, batyre, jetë sociale, studentore dhe punime me temë atë ndryshme.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›