Shkodër, 6750 ha tokë nën ujë, bllokohen rrugët e 4 komunave

Shtabi i emergjencës në Shkodër bëri me dije situatën e krijuar nga përmbytjet në këtë qark deri në ora 15:00 të ditës së sotme ku vihet re rritje e sipërfaqes së tokave të përmbytura.
Në total në gjithë qarkun e Shkodrës numërohen: 6750 Ha tokë e përmbytur, 375 persona të evakuar, 108 banesa të përmbytura dhe 805 shtëpi në prezencë uji
Sipërfaqja e tokës së përmbytur sipas informacioneve të marra nga krerët e njësive vendore dhe Drejtoria Rajonale e Bujqësisë llogaritet të jetë 6750 ha. Ndërkohë 108 shtëpi rezultojnë të përshkuara nga uji dhe 805 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Janë evakuuar gjithsej 375 persona.
Operacionet e evakuimit, shpëtimit dhe transportit të komunitetit po kryhen nga strukturat e Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit.
Shtabi bën me dije se në Daragjat të Komunës Dajç dhe në ças të Komunës Velipojë po punohet për përforcimin e argjinaturave, ndërsa në Ashtë të Komunës Bushat vazhdojnë punimet për forcimin e vendit ku rrezikohet shembja e disa shtëpive.
"Për shkak të nivelit të ujit disa akse rrugore janë të kalueshme vetëm nga automjetet e larta, si aksi rrugor nga Kthesa e Dajçi deri tek ura e Shirqit, aksi i rrugës së Obotit dhe Gorricës në Komunën Ana e Malit dhe aksi rrugor Bërdicë-Velipojë tek ura e Gjo Lulit. Në aksin e rrugës nacionale tek Harku i Bërdicës nuk ka prezencë uji", thuhet në informacionin e shtabit të Emergjencave në Shkodër.