Bosnjë: Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin e ambasadës

Gjykata shtetërore e Bosnjës njofton se ka arrestuar një të dyshuar si bashkëpunëtor i sulmuesit të ambasadës amerikane në Sarajevë.
Gjykata njoftoi se Emrah Fojnica, 20 vjeç, dyshohet për “akte kriminale terroriste” në sulmin e 28 tetorit, në të cilin Mevlid Jashareviç, një musliman 23 vjeçar nga Serbia fqinje, ka shtënë me armë zjarri në ambasadën amerikane, duke lënduar një oficer policie.
Autoritetet tashmë kanë arrestuar dy persona, Dino Pecenkoviçin dhe Munib Ahmetsphaiçin, të cilët dyshohen si si bashkëpunëtorë të Jashareviçit.
Policia e ka arrestuar Fojnicën, gjatë një kontrolli javën e kaluar në fshatin verior Gornja Maoka.