Vazhdon gjykimi në rastin "Kleçka"

Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, si dhe nëntë ish-pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lidhur me aktakuzën e ngritur nga EULEX-i, për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçkë.
Pjesa e parë e seancës së sotme është zhvilluar kryesisht rreth kërkesës së palës mbrojtëse për shtyrjen e këtij procesi deri në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Deri tani nuk ka një vendim për shtyrje ose jo.
Prokurori i këtij rasti nga EULEX-i, Mauricio Slustor, ka thënë që procesi nuk ka asnjë arsye të shtyhet deri sa pala mbrojtëse ka kundërshtuar vazhdimin e seancës pa i parë dhe kompletuar të gjitha dëshmitë e dëshmitarit kyç të këtij procesi, Agim Zogaj, i njohur deri vonë si dëshmitari X.
Agim Zogaj, është gjetur i vdekur në Gjermani, më 28 shtator të këtij viti.
Pala mbrojtëse të premten e kaluar ka kërkuar nga paneli i gjyqtarëve të këtij procesi që prokurori Salustro të përjashtohet nga ky rast, pasi që sipas tyre në disa nga dëshmitë e dëshmitarit X është thënë se ai shpesh ka qenë i kërcënuar nga ky prokuror.
Por, gjykatësi, Gjonatan Uelford-Karroll ka deklaruar se kërkesa për largimin e prokurorit Salustro duhet ti bëhet kryeprokurorit të EULEX-it. Procesi i sotëm gjyqësor do të vazhdoj në orën 14: 30.
Momentalisht, zoti Limaj nuk e gëzon më imunitetin e deputetit, pas një interpretimi të Kushtetutës që Gjykata Kushtetuese i bëri më 20 shtator të këtij viti, nëpërmjet të cilit të gjithë ligjvënësit u zhveshën nga imuniteti që gëzonin deri atëherë.
Krimet e luftës kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosur të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-ja, e cila ndodhej në fshatin Kleçkë.