Speciale/ Kush është Mario Monti, kryeministri i ri i Italisë

Teksa Berluskoni është i gjallë, shumë kontraversial dhe “halë” në sytë e tregjeve, Monti është një ekonomist i respektuar dhe tepër i lidhur me personalitetet e larta të Bashkimit Evropian. Ai është një negociator i vështirë, dhe kreu i një universiteti me reputacion që nxjerr mendimtarët më të mirë të Italisë.
Deri më tani ai është parë si një person mbi palët politike, ndërsa tanimë është njeriu që merr frerët e vendit teksa ekonomia italiane ka marrë vrull drejt humnerës.
Të dhëna personale
Mario Monti është lindur në vitin 1943, në qytetin e Italisë Veriore, në Varese. Ai studioi ekonomi në Universitetin e Bocconit në Milano dhe Universitetin Yale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai dha mësim në Universitetin e Torinos për 15-vjet, para se të kthehej në Universitetin e Bocconit si rektor në vitin 1984.
Ai ka eksperiencë të madhe, dhe është një ndër personalitetet italiane më të njohura anekënd Evropës. Në vitin 1994, ai u emërua Komisioner i Bashkimit Evropian për Tregjet dhe Shërbimet ndërkombëtare. Ai u propozua asokohe nga kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni.
Gjatë mandatit të tij të dytë (1999-2004), ai fitoi llakapin “Super Mario”, për mënyrën se si bllokoi bashkimin e “General Electric” me “Honeywell” dhe luftoi bankat e fuqishme rajonale të Gjermanisë.
Ai po ashtu hapi një çështje mos-besimi ndaj “Microsoft”-it për lidhjen mes softuerëve audio dhe video. Në vitin 2004, Bashkimi Evropian gjobiti me plot 497 milionë euro “Microsoft”-in për abuzim me pozicionin dominues në treg.
Integrimi Evropian
Në mandatin e tij të dytë në Bruksel, Monti u propozua nga kryeministri i atëhershëm i qendrës së majtë, Masimo D’Alema. Por në vitin 2004 ishte rikthyer në pushtet Silvio Berluskoni, i cili refuzoi ta mbështeste ekonomistin nga Lombardia edhe për një tjetër mandat.
Në vitin 2005, Monti themeloi “think-tank”-un me bazë në Bruksel “Brueghel”, i cili ishte i specializuar në ekonominë politike. Më pas ai u rikthye në Universitetin e Bocconit, tashmë si President.
Aktualisht, Monti është udhëzuar nga Brukseli të shkruajë një raport mbi të ardhmen e një tregu të vetëm në Bashkimin Evropian. Në vitin 2010, Monti ishte një nga bashkëthemeluesit e iniciativës federalist të njohur ndryshe si “Spinelli Group”, e cila kërkon integrim më të madh në kuadër të Bashkimit Evropian. Në mesin e anëtarëve të tjerë janë ish-Presidenti i Komisionit evropian, Zhak Delors dhe ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Joshka Fisher etj.
Me 11 nëntor, Mario Monti është betuar si senator i përjetshëm i Parlamentit itlaian. Ndërkohë që vetëm mbrëmjen e djeshme, Mario Monti është mandatuar nga Presidenti Napoletano për të formuar qeverinë e re të Italisë, pas dorëheqjes së Silvio Berlsukonit.
Ngelen për t’u parë aftësitë politike dhe administrative të Mario Montit, dhe nëse do mund ta nxjerrë Italinë nga prag-katastrofa.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-11-14 10:32