E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e veriut i kërkojnë Dumës të bëhen rusë

Ka mbërritur në Dumën ruse kërkesa e mbi 20 mijë serbëve të veriut të Kosovës, për të marrë shtetësinë ruse.Këtë e ka konfirmuar këshilltari në Ambasadën ruse në Beograd, Oleg Buldakov.

“Motivi kryesor është mbrojtja e sigurisë së tyre. Peticioni është nënshkruar nga serbët që jetojnë në Kosovë dhe të tjerë në rajon”, ka thënë Buldakov.


Iniciatori i peticionit Zlatibor Djordjevic ka thënë se që nga ardhja e forcave paqeruajtëse në Kosovë “më shumë se 1000 serbë janë vrarë”, prandaj për siguri duan shtetësinë ruse. Oliver Ivanovic e ka quajtur këtë hap të gabueshëm, pasi vjen nga partitë kundërshtare të presidentit serb Boris Tadiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›