Bosnjë-Shqipëri, kërkohet rritja e bashkëpunimit
"Vlerësimi që Bashkimi Evropian i ka bërë Shqipërisë, e bën atë një model suksesi për Bosnje-Hercegovinën dhe të gjithë vendet e rajonit, të cilët mund të përfitojnë nga përvoja juaj në reformat e guximshme e me kurajë që keni ndërmarrë".
Kështu u shprehën krerët më të lartë të institucioneve të Bosnje-Hercegovinës, kryeministri dhe kreu i Parlamentit boshnjak në takimet me kryetaren Topalli. Në këto takime është vendosur që Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria të forcojnë më tej bashkëpunimin ekonomik, të inkurajojnë investitorët për bashkëpunim reciprok dhe të rrisin marrëdhëniet politike në nivelin më të lartë, si dy vende në të njëjtën perspektivë rajonale. Kryeministri Spiric e cilësoi vizitën e kryeparlamentares Topalli "një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe". Regjimi i vizave dhe hapja e ambasadave ishin tema kryesore dhe në takimin që kryetarja Topalli zhvilloi me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës, Sven Alkalaj. "Hapja e ambasadës në Shqipëri është një prioritet yni. Vendet tona mund të bashkëpunojnë në shkëmbime tregtare, turizëm e investime reciproke", tha ministri Alkalaj.