E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekreton 11 ligje

Kreu i shtetit ka dekretuar dje 11 ligje, të miratuar së fundmi nga Parlamenti. 

Zyra e shtypit pranë Presidentit bën të ditur se,  kreu i shtetit dekretoi shpalljen e ligjit "Për disa ndryshime në ligjin "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, "Për një ndryshim në ligjin "Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të", "Për një ndryshim në ligjin "Për kriteret dhe mënyrën e shpërndarjes së pasurisë së personave juridikë, jo bankarë, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë". Gjithashtu, Presidenti dekretoi dhe shpalljen e ligjit "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", "Për disa ndryshime në ligjin "Për tatimin mbi të ardhurat", "Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin "Për akcizat", "Për sektorin e gazit natyror". Që prej viti nga marrja e mandatit të tij, presidenti ka kthyer deri më tani vetëm një ligj, atë "Për legalizimin e banesave informale". Arsyeja e kthimit të këtij ligji është sepse ai binte në kundërshtim me kushtetutën dhe parimet kryesore të mbrojtjes së pronës. Argumenti i presidentit u mor në konsideratë nga Kuvendi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›