“Inspektorati i Pasurive, një sfidë edhe për Parlamentin”
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vlerësuar ritmet e punës së kryer nga ana e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, të pasqyruara dhe në raportet e fundit të BE-së.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Topalli deklaroi se, "unë jam këtu për të rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen ndaj Inspektoratit të Lartë në misionin e tij të rëndësishëm. Synimi ynë ka qenë dhe mbetet se duhet të marrë fund koha e atyre që mandatin politik apo zyrtar të pushtetit e shohin si periudhë të artë pasurimi personal". "Natyrisht kjo sfidë e vështirë nuk mund të përballohet nga një institucion i vetëm, nevojitet një përpjekje e vullnet i përbashkët i tërë organizmave shtetërore dhe jo shtetërore, me qëllimin e vetëm çrrënjosjen e kësaj të keqe që bren shoqërinë tonë. Korrupsioni është një rrezik serioz për shtetin ligjor, të cilin, ne jemi të angazhuar maksimalisht ta vendosim; është një rrezik për demokracinë, një rrezik për institucionet tona, për të ardhmen tonë, ndaj dhe parimi ynë mbetet zero tolerancë kundër tij", deklaroi Topalli. Ajo theksoi se, "nga ana e tij Inspektorati i Lartë duhet të vazhdojë më fuqishëm angazhimin për të shmangur elementët e korruptuar në administratën publike. Kuvendi i Shqipërisë do të nxisë bashkëpunimin e Inspektoratit të Lartë me institucionet e tjera në luftën kundër korrupsionit".