Mitrovicë, pavarësisht incidentet situata e qetë
MITROVICE - Përfaqësuesit e strukturave të sigurisë dhe ata të strukturave politike në Mitrovicë vlerësuan se gjendja e sigurisë është e qetë. Ata shtuan se qeteësinë në Mitrovicë nuk ekanë dëmtuar as incidente që kanë ndodhur në veri të qytetit javën e kaluar. Kryetari i Komunës, Bajram Rexhepi në takimin e rregullt të Komitetit për Siguri tha se pos atyre incidenteve në veri nuk ka informacione për ndonjë rast tjetër që do të ndikonte në segmentin e sigurisë. Edhe komandanti i stacionit të policisë në jug, kap. Bashkim Spahiu, vlerësoi se në këtë pjesë të qytetit gjendja ka qenë e qetë, pasi policia ka intensifikuar kontrollin për luftimin e kontrabandës. Ndërkaq UNMIK bën të ditur se janë hapur hetimet për incidentin e së shtunës në veri të Mitrovicës, ku tre persona të maskuar kanë sulmuar një taksist shqiptar.
Nga ana e tij përfaqësuesi i KFOR- it të zonës së përgjegjësisë së batalionit danez, Andris Sprivul, bëri të ditur në takim faktin se projekti për shtrimin e rrugës për në lagjen verior "Kroi i Vitakut", nuk ka filluar ende për shkak se zyrtarët e UNMIK ut janë frikësuar se mund të ketë probleme. Ai tha se rruga do të rregullohet në një të ardhme të shpejtë, pasi është një segment që shfrytëzohet nga pjesëtarët e KFOR it. Sipas tij, përfaqësuesit e shqiptarëve dhe serbëve nuk kanë shprehur ndonjë kundërshtim për këtë.
(d.b/BalkanWeb)