Sejdiu: Serbia fsheh krimet në Kosovë
Nga Erion Kaçorri
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me t’u kthyer nga Nju Jorku, ka thënë se është optimist se procesi i njohjeve të shtetit të pavarur të Kosovës do të vazhdojë. Sipas tij, Beogradi do të bëjë gjithçka për të mbrojtur krimin që ka bërë në Kosovës, ndërkohe që shtoi se drejtësia është në anën e Kosovës.
PRISHTINE- “Serbia do të trumbetojë, do të paguajë, do të angazhohet dhe do të trokasë në të gjitha portat e mundshme për të gjetur njerëz për ta mbrojtur krimin e saj në Kosovë”, ka thënë presidenti Fatmir Sejdiu, pas kthimit nga Nju Jorku.
Drejtësia është në anën e Kosovës, pavarësisht nëse kalon apo jo nisma e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për interpretimin legal të pavarësisë nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklaroi presidenti Fatmir Sejdiu.
Sejdiu tha se nuk mund ta parashikonte nëse nisma serbe do të kalonte apo dështonte, por sidoqoftë, ai tha se, “drejtësia në të gjitha variantet do të jetë në anën e Kosovës”. Për Prishtinën, sipas Sejdiut është me rëndësi që të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën, e kanë kundërshtuar këtë iniciativë të Beogradit.
Presidenti i Kosovës tha se, “Serbia me veprimet e veta nuk po e pengon Kosovën që të bëhet e pavarur, sepse pavarësia është çështje e kryer”. Por, sipas tij, me këto veprime, Serbia po mundohet që ta fshehë krimin që ka bërë në Kosovë dhe ndaj Kosovës.
(a.r/balkanweb)