E Diel, 1 Nëntor 2026

KE jep 122. 7 milionë euro për zhvillimin e Kosovës

 

PRISHTINE- Komisioni Europian i jep Kosovës 122. 7 milionë euro për zhvillimin socio -ekonomik të Kosovës, sipas programit vjetor të Komisionit, Instrumentit për Para-Anëtarësim 2008.Marrëveshja u nënshkrua sot nga Komisioneri për Zgjerim Oli Rehn i cili u shpreh se kishte ardhur në Prishtinë për të treguar se KE mbështet të ardhmen evropiane të Kosovës.
“122.7 milionë eurot e dedikuara për projektet që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme të njerëzve në Kosovë janë një shenjë e fuqishme e përkushtimit tonë. Autoritetet e Kosovës të sigurojnë një menaxhim të shëndoshë ekonomik, të vazhdojnë disiplinën fiskale dhe koordinimin efikas të donatorëve për ta bërë këtë zotim një sukses të vërtetë", theksoi Rehn.
Programi prej 122.7 milionë euro mbulon 20 projekte. Ato trajtojnë një varg çështjesh, përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbështetjen për media dhe shoqërinë civile. Programi Vjetor 2008 është pjesë e zotimit të bërë për ndarjen e 508 milionë eurosh nga Komisioni Evropian në Konferencën e Donatorëve për Kosovën në korrik 2008.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›