E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Rehn këshillon krerët kosovarë

Komisioneri për Zgjerim Oli Ren i tha liderëve të institucioneve vendore se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ketë rol të fuqishëm në stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ren kërkoi sot përgjegjësi dhe angazhim të institucioneve në në reformat e nevojshme në rrugën e procesit të integrimit në Union. Gjatë një takimi me kryeparlamentarin Krasniqi, Komisioneri për zgjerimim i BE-së, Olli Rehn, dha dhe një mesazh të vecantë 

PRISHTINE-Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në rrugën e integrimit në strukturat e Unionit. Këtë mesazh u dërgoi sot Komisioneri për Zgjerim Oli Ren në Prishtinë liderëve të institucioneve vendore. Ai u shpreh gjithashtu se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ketë rol të fuqishëm në stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ren kërkoi sot përgjegjësi dhe angazhim të institucioneve në reformat e nevojshme në rrugën e procesit të integrimit në Union.
Gjatë një takimi me kryeparlamentarin Krasniqi, Komisioneri për zgjerimim i BE-së, Olli Rehn, dha dhe një mesazh të vecantë. Ai porositi parlamentarët e Kuvendit të Kosovës që të vizitojnë vendbanimet e komuniteteve të pakicës dhe t’i bindin qytetarët për perspektivën e mirë tyre në Kosovë. Ai ka theksuar se konsensusi i forcave politike në Kosovë për integrim në BE shkurton rrugën e anëtarësimit.

Po sot Olli Rehn mori pjesë edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së financimit në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para Anëtarësimit për vitin 2008, në vlerë prej 122 milionë eurove. Programi prej 122.7 milionë eurosh parashikon të mbulojë 20 projekte.

Oli Ren vizitoi Kosovën vetëm një ditë pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të rezolutës serbe. Ai tha se kalimin e rezolutës nuk e konsideron befasi dhe porositi që t’i lihet drejtësisë të marrë vendimet e saj, kurse Kosova ndërkohë të vazhdojë reformat e domosdoshme.
( d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›