Bosnjë, dënohet me 13 vjet burg një shtetas serb
SARAJEVë- Një ish-polic serbo-boshnjak, Ljubisa çetiç, u dënua sot me 13 vjet burg nga drejtësia vendëse për pjesëmarrje në ekzekutimin e rreth 200 civilëve myslimanë dhe kroatë gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje, njoftoi agjencia zyrtare Fena.
çetiç, 40 vjeç, u shpall fajtor nga një gjykatë boshnjake e ngarkuar me krime lufte për pjesëmarrje në një veprim të përbashkët kriminal të autoriteteve civile dhe ushtarake serbo-boshnjake të qytetit Prijedor, në veriperëndim, me objektiv dëbimin e popullsisë myslimane dhe kroate nga ky rajon", mësohet nga dokumentet e gjykimit.
I akuzuari, në atë kohë, anëtar i një njësie të posaçme të policisë serbo-boshnjake, e shpalli veten fajtor për të të gjitha akuzat dhe veçanërisht për pjesëmarrje në ekzekutimin e rreth 200 personave civilë në Koricanske Stijene. Ky rajon malor i qendrës së vendit ka qenë arenë e një prej episodeve më të tmerrshme të konfliktit boshnjak.
Viktimat ishin transportuar në këtë vend nga një burg në Prijedor dhe janë vrarë më 21gusht të vitit 1992. Ata janë ekzekutuar me armë automatike dhe trupat e tyre janë hedhur në një luginë nga 300 metra lartësi, shpjegoi prokuroria.
"Kjo seancë mund të duket e butë, por gjykatësit janë të kënaqur", deklari gjykatësja Minka Kreho, e cila theksoi se i akuzuari e ka pranuar pjesëmarrjen në masakër dhe se ka dëshmuar kundër të akuzuarve të tjerë.
Për këtë arsye, çështja e çetiçit u nda nga ajo e pesë ish-anëtarëve të tjerë të së njëjtës njësi, të cilët do të gjykohen në një proces tjetër.
Dy serbo-boshnjakë, Damir Ivankoviç dhe Goran Gjuriç, të cilët e kanë pranuar gjithashtu fajin, janë dënuar në vitin 2009 përkatësisht me 14 dhe tetë vjetë burg për pjesëmarrje në ekzekutime në Koricanske Stijene.
(e.n/ata/BalkanWeb)