Bie Euro në Azi dhe Europë, shkak kriza e thellë greke
ATHINE- Bie euro në tregjet aziatike dhe ato europiane vetëm për shkak të krizës greke. Euro ra kundrejt dollarit pas shqetësimeve se Greqia nuk mund të marrë ndihmë as javën që vjen nga Bashkimi Europian dhe rruga e vetme është ti drejtohet FMN-së. Euro ka rënë me 1.36 dollarë.
Tregjet u luhatën pas vizitës të kryeministrit grek Papandreu në Bruksel lidhur me cështjen e krizës së rëndë të deficitit buxhetor.
Papandreu i ka bërë thirrje si Komisionit Europian të takimin e djeshëm me Barroson, ashtu edhe Parlamentit Europian në bisedimet e sotme në Bruksel se BE ka afat deri në samitin e javës që vjen që mbahet më 25 mars që të marrë një vendim final për të ndihmuar Greqinë, përndryshe Greqia do ti drejtohet FMN-së.
Sot një zyrtar i qeverisë gjermane ka theksuar se Greqia duhet patjetër të kërkojë ndihmën e FMN-së , pasi pa ndihmën e këtij institucioni tentativa europiane do të ishte një eksperiment i rrezikshëm. Euro do të dobësohet edhe më shumë dhe eurozona do të pësojë një rënie të thellë ekonomike.
Greqia do të presë samitin e 25 marsit për një ndihmë të fundit nga BE.
Një zyrtar i qeverisë greke tha se nëse nuk ka asnjë premtim deri në këtë datë atëherë ka disa skenare në tryezë , ku më i rëndësishmi është FMN.
Ndihma në FMN pritet të kërkohet në datat 2 deri 4 prill. Ndërkohë për Greqinë koha nuk pret , pikërisht sot kanë vazhduar grevat kundër planit Papandreu të cilat shkaktojnë probleme për ekonominë.
Sot janë mbyllur gjithë pikat e karburantit në Athinë në shenjë proteste ndërsa taksistët kanë vazhduar protestën e tyre të radhës duke ndërprerë punën për shkak të shtimit të taksave.
BE e ka mbështetur fuqishëm planin e Papandreut që synon të reduktojë 4.8 miliardë euro këtë vit.
(e.n/News24/BalkanWeb)