Bashkia e Tiranës prezanton masterplanin e zhvillimit të transportit
TIRANE- Bashkia e Tiranës prezanton masterplanin e zhvillimit të transportit të qëndrueshëm të kryeqytetit. Kryebashkiaku Edi Rama ka deklaruar se transporti konsiderohet nga qytetarët si një ndër prioritetet kryesore. Për këtë arsye, mastërplani i hartuar dhe me ndihmën e ekspertëve të huaj i jep zhgjidhje trafikut të rënduar dhe shtimit të lëvizjes së mjeteve.
Në maserplan parashikohet transporti publik , si zgjidhja më e mirë për një zhvillim të qënrueshëm urban dhe rrjedhimisht dhe për një cilësi më të mirë jetese.
“Duke pasur në dorë masterplanin dhe duke pasur në dispozicion gjithë hartën e projekteve që duhet të nisim e të realizojmë për të filluar zbatimin e këtij masterplani kemi në dorë instrumentin që na duhet për të përballuar sfidën e rritjes së lëvizjes dhe të transportit në kryeqytet. Kemi në dorë instrumentin që na duhet për të bërë të mundur që cilësia e transportit publik të rritet.” u shpreh Rama.
Faza e parë e zbatimit të masterplanit parashikohet periudha 2010-201. Projektet e kësaj faze do të jenë të hapura për publikun duke filluar nga muaji i ardhshëm në pavionin e qelqit në sheshin Skënderbej, për mendime dhe komente.
Masterplani parashikon optimizimin e sistemit ekzistues të transportit public si dhe ndërtimin e linjave të reja. Kështu, deri në vitin 2020 do të ndërtohen më shumë se 100 kilometra korsi të rezervuara për transportin publik dhe 88 kilometra korsi të rezervuara me një drejtim. Gjithashtu do të ketë ndërhyrje në rrjetin ekzistues të shërbimit ku do të modifikohen 4 linja ekzistuese dhe do të shtohen 2 linja të reja deri në vitin 2011.
Ndërkohë , deri në fund të zbatimit të masterplanit në vitin 2020 do të shtohen dhe 6 linja të tjera duke shtuar këtu edhe linjat unazore.
(e.n/News24/BalkanWeb)