Diskutohet drafti për sektorin minerar, më shumë kërkesa për lejet
TIRANE- Projektligji për sektorin minerar i hartuar nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës është diskutuar në Këshillin Konsultativ të Biznesit përpara dërgimit të tij për miratim në qeveri. Ministri, Dritan Prifti ka deklaruar se drafti synon të vendosë rregull në sektorin minerar duke rritur kërkesat për bizneset që kërkojnë leje minerare.
“Pushteti vendor, në cdo rast duhet të përfitojë një pjesë të rëndësishme të rentës minerare dhe në këtë rast propozimi jonë është 25% të saj. Kemi futur disa kërkesa pak më të larta për ata që marrin leje minerare qoftë për leje zbulim kërkimi qoftë leje shfrytëzimi për të kërkuar disa garanci finanaciare nga ata që i marrin lejet.” theksoi Prifti.
Një tjetër arsye e hartimit të draftit të ri për sektorin minerar është edhe përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.
(e.n/News24/BalkanWeb)