E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në Elbasan, vdes 48-vjeçarja

Ka ndërruar jëtë në spitalin ushtarak në Tiranë, një prej dy personave që u aksidentuan mëngjesin e sotëm në Elbasan.
48 vjeçarja Sabire Kullolli vdiq pas plagëve të rënda të marra nga përlasja nga një autobus
Aksidenti u regjistrua rreth orës 10:30 të paradites në aksin Elbasan- Metalurgjik, pranë komplekseve industriale.
Autobusi me targa LB 1965 A me pasagjerë që po udhetonte në drejtim të Elbasanit përplasi kalimtarët që i ndërprenë rrugën.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertët e policisë rrugore të Elbasanit që nisën hetimet për ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›