Kosova në konferencën e Bërdosë si shtet
PRISHTINë- Kosova do të përfaqësohet në konferencën e Bërdos si shtet i barabartë me vendet tjera, ka rikonfirmuar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Në takimin e planifikuar më 20 mars, në Bërdo afër Kranjit, pjesëmarrjen thuhet se e kanë konfirmuar të gjitha vendet, përveç Serbisë, e cila insiston që Kosova të përfaqësohet atje në kuadër të UNMIK-ut. Një kërkesë e tillë është hedhur poshtë nga Prishtina zyrtare.
Ndërsa po vazhdojnë përpjekjet diplomatike të Sllovenisë për organizimin dhe përfaqësimin e të gjithë liderëve të rajonit në konferencën e Bërdos, Qeveria e Kosovës përsërit qëndrimin se në këtë takim, Kosova mund të përfaqësohet vetëm si shtet i barabartë me vendet tjera.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se ftesa për pjesëmarrje, kryeministrit Hashim Thaçi i është dërguar në cilësinë e kryeministrit të një shteti sovran dhe në këtë cilësi edhe do të shkohet në Bërdo.
“Kosova do të përfaqësohet si e barabartë kudo në forume ndërkombëtare. Edhe në rastin e takimit të Bërdos, afër Kranjit, jam i bindur se kryeministri i vendit do ta ketë përfaqësimin e shtetit të Kosovës në mënyrë dinjitoze dhe të barabartë me të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse në atë takim”, thotë Kuçi.
Pjesëmarrja e Kosovës si shtet është sfiduar nga Serbia, e cila ka kërkuar që emri i Kosovës të shënohet si UNMIK-Kosova, çka nga Prishtina është cilësuar si propozim i papranueshëm.
Zëvendëskryeministri kosovar thotë po ashtu se Serbia në vazhdimësi ka bërë përpjekje ta pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në takime ndërkombëtare.
Për shkak të kundërshtimeve serbe, mbetet si problematikë përfaqësimi i shteteve, i simboleve dhe i nxjerrjes së deklaratës së përbashkët. Kjo konferencë ka për qëllim t’i tubojë liderët e Ballkanit perëndimor që të diskutojnë bashkë me liderët e BE-së perspektivën evropiane të rajonit. Por, gjërat janë komplikuar në momentin kur Beogradi kërkoi që Kosova atje të mos përfaqësohet si shtet, por si pjesë e delegacionit të UNMIK-ut, siç e parasheh Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit.
(m.a/rel/BalkanWeb)