Ligji për “branitellat”, Xhaferi: Mund të destabilizojë Maqedoninë

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, ka vazhduar edhe sot përdorimin e mekanizmave demokratik për bllokimin e Komisionit kuvendor për punë dhe politikë sociale. Xhaferi është tallur edhe sot në komisionin e lartpërmendur, ku po shqyrtohet projekt-ligji famëkeq për të ashtuquajturit branitellat.
Ndryshe nga paraqitjet e tij të mëparshme, ai vendosi të flas përmes disa materialeve,
fletë të bardha në formë transparentesh, të cilat ua shpërndau edhe deputetëve tjerë pjesëmarrës në mbledhjen e radhës të komisionit parlamentar.
Qëndrimet e tij të shkruara, përmes të cilave argumenton mos miratimin e ligjit në fjalë, gjatë gjithë kohës i lexonte përkthyesi i tij. Me këtë metodë të re ai zëvendësoi leximin e deritanishëm të poezive të autorëve maqedonas.
Pasi përkthyesi i tij i lexoi rreth 20 faqe, Xhaferi përsëri u paraqit me heshtjen e tij. Kryetari i Komisionit deklaroi se kishte kërkuar mendimin e ekspertëve për mënyrat me të cilat po komunikon Xhaferi , por ka marr një përgjigje se ata nuk janë profesionistë në lidhje me të.
Përndryshe, një nga porositë e deputetit shqiptarët në letrat të cilat ua shpërndau deputetëve ishte se, miratimi i ligji për `branitellat` mund të destabilizojë Maqedoninë.