Bosnje, mbledhja BE-Uashington pa marrëveshje
SARAJEVË- Mbledhja e liderëve boshnjakë, e thirrur në Sarajevë nga BE-ja dhe Uashingtoni, për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me krizën politike në Bosnje, përfundoi sot pa marrëveshje, bënë të ditur organizatorët e saj, të cilët njoftuan vazhdimin e bisedimeve.
"Procesi që kemi filluar në Butmir (pranë Sarajevës) do të vazhdojë", deklaroi ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, vendi i të cilit mban aktualisht kryesinë e radhës së BE-së dhe nënsekretari amerikan i Shtetit, Jim Steinberg, në një komunikatë dhënë shtypit në përfundim të mbledhjes.
"Edhe pse janë bërë disa përparime, nevojiten bisedime të tjera dhe disa prej palëve duhet të tregojnë vendosmëri dhe elasticitet më të madh", shprehen dy diplomatët.
Liderët politikë të tre komuniteteve boshnjake (serbë, kroatë, myslimanë) nuk ranë dakord lidhur me një paketë reformash të kushtetutës boshnjake, e propozuar nga Brukseli dhe Uashingtoni.
Këto reforma, të papranueshme për përfaqësuesit e tre komuniteteve, për arsye të ndryshme, kanë për qëllim t'i bëjnë institucionet qendrore të vendit më funksionale dhe t'i japin fund kështu një krize politike që pengon afrimin e Sarajevës me BE-në.
Diplomatët suedezë dhe amerikanë u takuan dje dhe sot me zyrtarë politikë boshnjakë për të dytën herë që prej 9 tetorit.
Bildt dhe Steinberg njoftuan në komunikatën e tyre se ekspertë amerikanë dhe evropianë do të takohen përsëri javën e ardhshme në Bosnje për të vazhduar bisedimet.
Marrëveshja e paqes e Dejtonit që i dha fund luftës ndërkomunitare të Bosnjes (1992-1995), ligjëroi ndarjen e vendit në dy entitete, Republika e Serbëve të Bosnjës dhe Federata Myslimano-Kroate, të bashkuara nga institucione qendrore të dobëta.
(d.b/BalkanWeb)