E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, bombë zyrës tregtare italo- greke në Selanik

SELANIK- Persona ende të panjohur kanë hedhur bombë dhe eksploziv me gaz kundër dhomës së tregtisë italo- greke në Selanik të Greqisë.

Shpërthimi ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 05.00 me orën lokale, 4 me orën tonë, ndërsa zyrat kanë qenë të mbyllura dhe ka shkaktuar dëme të vogla. Asnjë nuk ka marrë përsipër sulmin ndërsa policia ka nisur hetimet.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›