E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përurohet fusha në Kavajë, e pranishme edhe UEFA

KAVAJE- është inauguruar të enjten në Kavajë fusha stërvitore e këtij qyteti, duke i hequr një barrë të madhe Besës, e cila deri më tani i zhvillonte stërvitjet në stadium. I pranishëm në këtë ceremoni përveç presidentit të FSHF-së Armand Duka, ishte edhe zëvendës sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Teodor Teodoridhis si edhe drejtues të shumtë të futbollit në Kavajë. Nuk mungonte në ceremoni as ish-sulmuesi kavajas i ekipit kombëtar Altin Rrakli si edhe presidenti i Besës Nexhat Bizhdili. Përurimi i fushës stërvitore në Kavajë vjen vetëm një muaj para Asamblesë Zgjedhore dhe natyrisht kjo lidhet edhe me fushatën për të. Të premten, inaugurimi tjetër do të jetë në kryeqytet, në aneksin e stadiumit “Selman Stërmasi”. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›