E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marica: Shqipëria do jetë një surprizë në Euro 2012

TIRANE- Shqipëria nuk ka kujtime të mira nga rumunët, me të cilën u mund 2-0 dhe 6-1, megjithatë sulmuesi i këtij ekipi Ciprian Marica kërkon kujdes maksimal nga kombëtarja kuqezi në përballjet e Euro 2012. “Shqipëria nuk ka në çdo kohë të njëjtin nivel, por ajo është gjithnjë skuadër shumë e fortë, - ka deklaruar Marica. – Ne patëm probleme të mëdha në Tiranë dhe arritëm të fitonim vetëm falë një gabimi në mbrojtje, që bëri një debutues i tyre. Ai e ktheu topin mbrapa gabimisht dhe Dika përfitoi”. “Nuk duhet aspak të rrimë të qetë, sepse gjërat kanë ndryshuar, - shtoi ai – Shqiptarët janë agresivë dhe kanë një teknikë të mirë, por kanë edhe dëshirë të bëjnë emër në Evropë. Mendoj se ata do të shkaktojnë jo pak surpriza në eliminatore”. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›