E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër tryeza e Topit, Rama konsultohet me aleatet

TIRANE- Një ditë para tryezës së thirrur nga presidenti Bamir Topi, për të zgjidhur krizën politike Kreu socialist do të konsulohet me përfaqësues të frontit opozitar. PS pritet te mbledhe sot tryezen e aleateve, e cila do te zgjerohet kesaj here edhe me grupe interesi. Ish-pronare, pensioniste, ish-ushtarake, minatore do t'i bashkohen nje fronti me te gjere, qe kreu i PS Edi Rama gjate takimit te tij te pak diteve me pare me gazetaret ne Durres e quajti "Fronti per Shqiperine". “Pershkallezimi i protestes ka zgjeruar frontin e aleances sone mes partish, ka zgjeruar edhe frontin edhe me perfaqesues te shoqerise, shoqata apo persona dhe shume shpejt ky front i ri per Shqiperine do te jete publik pertej partive politike pertej cdo kufiri qe na ndan ne kushte normale po nuk ekziston ne kushtet kur duhet te garantoje liri dhe demokraci per te gjithe", eshte shprehur Rama . Fronti synon bashkimin e te gjithe segmenteve te opozites, te majte e te djathte. Në takim pritet të jenë të pranishëm Spartak Ngjela, Nard Ndoka dhe sindikatat dhe organizatat e tjera shoqerore e politike.Rama gjatë dy ditëve të kaluara është ndodhur në Strazburg ku ka zhvilluar konsultime me përfaqësues të Partive Socialiste Europiane. Kreu socialist ka marrë mbështetjen e zyrtarë të lartë në Parlamentin Europian për hapjen e kutive si kusht për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri. Tryeza politike është mirëpritur dhe përshëndetur nga të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë të akreditur në Tiranë dhe i bëjnë apel forcave politike të angazhohen për kapërcimin e krizës dhe të marrin parasysh gjithë pasojat që sjell ngërci politik për interesat kombëtare.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›