E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni-Kimun-it Te zevendesohet Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit



Ministri i Puneve te Jashtme i Republikes se Kosoves Skender Hyseni takoi dje ne Nju Jork sekretarin e Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara Ban Ki Mun.
Hyseni dhe Ki Moon kane folur per nje game te gjere ceshtjesh ne lidhje me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit pranine e UNMIK-ut zhvillimet e pergjithshme ne Kosove njohjet bashkepunimin rajonal vecanerisht ne kontekstin e ri qe eshte krijuar pas dhenies se mendimit keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
Ne kete takim Hyseni ka kerkuar zevendesimin e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit. Ne kete kontekst ministri ka thene se kerkesa per zevendesimin e Rezolutes 1244 nuk drejtohet kunder UNMIK-ut i cili ka kryer nje mision te mire ne Kosove por mbeshtetet ne ndryshimin rrenjesor te rrethanave pas shpalljes se pavaresise dhe pas dhenies se mendimit te GJND-se. Nga ana e tij sekretari i pergjithshem i OKB-se ka thene se zevendesimi i Rezolutes eshte nje ceshtje qe duhet te shqyrtohet nga Keshilli i Sigurimit i cili gezon kompetencat per te vendosur mbi kete ceshtje. Nder te tjera ministri Hyseni ka bere te qarte qellimin final te Kosoves per tu bere anetare e Organizates se Kombeve te Bashkuara. Sekretari Ki Moon nga ana e tij ka deklaruar se eshte ne dijeni te aspiratave te shtetit te ri per tu anetaresuar ne OKB.

3 Gusht 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›