E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitt Romney hyn në garën presidenciale

Nga Express më 04 qershor 2011 në ora 12:51

Ish-guvernatori i Massachusets, Mitt Romney, se do të kërkojë të marrë emërimin e republikanëve si kandidat për president.

Biznesmeni multimilioner e filloi fushatën e tij në shtetin New Hampshire, me një sulm të ashpër kundër presidentit Barack Obama.

Kandidati republikan synon t’i tregojë partisë së tij se ai është kandidati më i mirë i republikanëve për të mposhtur Obaman.

Mitt Romney e filloi fushatën e tij në një fermë në New Hampshire, një ndër shtetet ku zhvillohen zgjedhjet e hershme partiake për republikanët.

Në fjalimin e tij, kandidati republikan kritikoi politikat e deritanishme të presidentit demokrat.

"Barack Obama e ka lënë Amerikën në baltë”, deklaroi Romney.

Analistët thonë se Romney duhet të bindë bazën republikane se është kandidati më i fortë për të mundur Obaman, i cili aktualisht është përpara në anketa, krahasuar me kandidatët republikanë.

Romney kritikoi politikën e jashtme të presidentit Obama. Ai tha se presidenti kishte ngurruar në përkrahjen e protestuesve demokratë në Iran dhe protestuesve në botën arabe.

Ai tha se presidenti Obama po vepronte si udhëheqësit evropianë, që fajësojnë Izraelin për konfliktin me palestinezët.

Por Romney u përqendrua kryesisht në mënyrën se si presidenti ka reaguar ndaj problemeve ekonomike, duke e fajësuar Obaman për papunësinë dhe shpenzimet e mëdha federale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›