E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedicti XVI në Kroaci

Nga Express më 04 qershor 2011 në ora 13:30

Papa Benedicti XVI nisi sot vizitën e tij në Kroaci. Benedicti ka përkrahur që një kohë të gjatë përpjekjet e Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Papa ka dashur që moti ta shoh anëtarësimin e Kroacisë në BE, një shtet me 89.8 për qind popullatë të krishtere, ndërsa vizita e tij në Zagreb shihet si një shtytje e madhe për përpjekjet e qeverisë kroate.

Vatikani është një nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kroacisë në vitin 1991. Pas meshës të së dielës në Zagreb, Papa Benedicti XVI do të lutet para varrit të Kardinalit Alojze Stepinac, Kryepeshkopi i Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilin Papa Gjon Pali e kishte lumturuar gjatë udhëtimit të tij në vitin 1998.

Lumturimi i tij ka qenë kundërthënës, pasi shumë serbë dhe çifutë e kanë akuzuar se i ka simpatizuar nazistët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›