E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, zbulohet një varr masiv në rajonin Prijedor

SARAJEVË - Një varr i përbashkët, që konsiderohet ndër më të mëdhenjtë të zbuluara në këtë rajon gjatë dhjetë viteve të fundit, u gjet sot në rrethinat e Prijedor, në veriperëndim të Bosnjes.

Varri përmbante skeletet e dhjetëra viktimave, myslimanë dhe kroatë boshnjakë, të vrarë nga serbët gjatë verës së vitit 1992, në fillim të luftës së Bosnjes (1992-'95).

Sipas njoftimeve të bëra nga Prokuroria e Përgjithshme boshnjake, varri ndodhej në lokalitetin Tomasika dhe mbetjet e trupave të pajetë ishin mbuluar me një sasi të madhe dheu, ku gjatë gërmimeve në disa raste janë gjetur shtresa të tëra të përbëra vetëm nga trupa të pajetë të dekompozuar dhe të ngjeshur si mur.

Deri tani janë gjetur dhe identifikuar 2 082 viktima nga Prijedor, por ende rezultojnë të zhdukur 1 274 civilë jo serbë të po të njëjtës zonë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›