E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ed Sheeran, 3 albume për 3 vjet

Ed Sheeran do të publikojë 3 albume brenda 3 viteve dhe duke u nisur nga fakti që ka 70 këngë gati, ai nuk di se cilat të publikojë së pari.

22-vjeçari britanik, i cili ka bërë bujë me albumin e tij debutues “+’, thotë se do të publikojë albume të tjera në vitin 2014, 2015 dhe 2016.

Përderisa ka gati 70 këngë, Sheeran thotë se nuk e di se çfarë drejtimi do të ketë albumi i tij i radhës.

“Unë kam demot e 70 këngëve. Po shpresoj që të lançoj tri albume në tri vitet e ardhshme”.

“Unë duhet të mendoj në tetor dhe nëntor se çfarë do të bëj”, - u shpreh Sheeran.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›