E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnjës e Hercegovinës i kërcënohet shpërbërja

Autori i Lajmit: red.
Bosnja e Hercegovina është më afër se kurrë shpërbërjes që prej fundit të luftës, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për të evituar ndarjen e mundshme, ka shkruar në një artikull për gazetën “Observer” ish-përfaqësuesi i lartë për Bosnjën e Hercegovinën, Paddy Ashdown.
"Radovan Karaxhic më në fund është rrugës për në Hagë. Por ndarja e Bosnjës për të cilën ai ka ëndërruar tani është më afër realizimit se sa ndonjëherë më parë që prej se ka qenë në arrati", thekson Ashdown.
Ai ka tërhequr vëmendjen se Republika Serbe e Bosnjës ka themeluar institucione paralele me shtetin dhe se është duke punuar në ndarjen e BeH-së.
Ashdown thotë se kryeministri i Republikës Serbe Millorad Dodik "tani në mënyrë agresive është duke anuluar dekadat e reformave" dhe shfrytëzon autonominë, e cila i është ofruar me Marrëveshjen e Dejtonit për të “rrezikuar Bosnjën, ashtu siç është paraparë në Dejton".
BE-ja do të duhej të shfrytëzojë aspiratat e BeH-së për anëtarësim në Union si levë me anë të së cilës do të mbështetej pushteti i mesëm në Sarajevë.
"Brukseli duhet ... t i kundërvihet tentimeve për minim të shtetit të Bosnjës e Hercegovinës, duhet të këmbëngulë në reformat kushtetuese, të cilat Bosnjën do ta bënin më të efektshme dhe të cilat do t i kundërviheshin korrupsionit", ka theksuar Ashdown.

Ky lajm është publikuar: 29/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›