Ja pse duhet të miratohet ligji për detyrimin e vizitës paramartesore
Autori i Lajmit: Denisa Kona
“Çfarë i duhet shtetit me shëndetin tim dhe të partnerit tim? Ç të drejtë ka ai të ndalojë martesën time duke nxjerrë ligje për këtë punë? Jeta ime është jeta ime. Shteti nuk duhet të futet në zgjedhjet e mia private”. Kjo është përgjigja që një i re i jep idesë, që vizitat mjekësore paramartesore të jenë të detyrueshme me ligj. Në të vërtetë shteti nuk ka të drejtë të ndalojë martesën mes dy personave, por ama ai ka të drejtë t i informojë ata për pasojat e një martese të tillë. Pse jo, të parandalojë ardhjen në jetë të fëmijëve me sëmundje të rënda gjenetike. Nëse do të merren në konsideratë milionat që i kushtojë shtetit përshembull, trajtimi i një fëmije talasemik, vetëkuptohet se ai që vuan pasojat financiare (pra shteti) ka edhe të drejtë të frenojë rrethanat që rrisin shpenzime të tilla të rënda. E drejta e njeriut për të pasur pasardhës bie ndesh me të drejtën e shoqërisë për të qenë e përbërë nga individë të shëndetshëm, por edhe me të drejtën e çdo krijese për të lindur e shëndetshme. Për çfarë të drejte mund të flitet, kur një grua me një infeksion seksual, ia përcjell atë foshnjes së vet, sepse nuk është kuruar para barrës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda si shurdhim, verbim, prapambetje mendore apo keqformime të tjera? Për çfarë të drejte mund të bëhet fjalë, kur një grua e infektuar nga SIDA, sjell në jetë një foshnje që do të vuajë për rreth 3 vjet, derisa të largohet nga kjo jetë pa e nisur mirë atë? Martesat fatkeqe duhen shmangur. Nëse këtë nuk e bën vetë shoqëria, duhet ta bëjë ligji.
Mentaliteti që pengon shqiptarët të ndalojnë martesat me pasoja për shëndetin
Do që të martohemi bashkë? Bëj analizat paramartesore
Analizat paraprake nevojiten edhe që partnerët bartës të SST-ve, të kurohen para ngjizjes së fëmijës
“Do që të martohemi bashkë? Duhet të bëjmë më parë analizat paramartesore…” Një kërkesë të tillë, normale, që kandidatët për bashkëshortë duhet t i bëjnë njëri-tjetrit, asesi nuk mund ta shkosh ndër mend të ngjasë mes çifteve shqiptare. Tingëllon cinike dhe nuk pranohet sidomos nga gjinia mashkullore. T i kërkosh një femre të provojë se është e aftë të prodhojë jetë, është më e lehtë sesa t ia kërkosh këtë gjë një burri. Pasojat e këtij ngurrimi apo keqkuptimi, mund të jenë fatale: grindje, ndarje, fatkeqësi…
Vizita paramartesore është ende një praktikë e pastabilizuar, shpesh sporadike dhe përmendja e saj shkakton probleme tek çiftet. Kërkesa për një vizitë të tillë shihet si e ekzagjeruar, marrëzi apo fiksasion prej manjakësh. Por nga ana tjetër, vizita paramartesore për SST-të përshembull, shpeshherë është e vonuar, pasi shumica e çifteve, para se të shkojnë në martesë, kanë kaluar përvojat e përbashkëta seksuale. Në një situatë të tillë, ka shumë të ngjarë që të dy partnerët të jenë bartës të një sëmundjeje seksualisht të transmetueshme dhe është e pamundur të identifikohet origjina e saj, se cili prej partnerëve ia ka përcjellë tjetrit.
Në mos vizitë paramartesore, vizitë pasmartesore para barre
Sidoqoftë, edhe pse vizita paramartesore mund të mos jetë e nevojshme në çifte të tilla, vizita para planifikimit të një shtatzanie është e këshillueshme edhe midis partnerëve, që kanë një marrëdhënie të gjatë mes tyre. Në rast se janë bartës të një sëmundjeje seksualisht të transmetueshme, duhet të kurohen në të njëjtën kohë për të shmangur efektin ping-pong. Dhe duhet ta bëjnë patjetër këtë gjë, nëse nuk duan që t u përcjellin fëmijëve të tyre sëmundje si sfilizi apo gonorrea. Gjithashtu, një numër sëmundjesh të rënda të trashëgueshme, që vijnë si rezultat i difekteve genetike të prindërve, mund të ishin shmangur nëse prindërit do t i nënshtroheshin vizitës paramartesore.
Trashëgimtarë të shëndetshëm?
Mos pyet për fisin e partnerit, por shiko analizat
Dobësohet tradita e mblesëve që pyesnin për genin e fiseve. Martesat me dashuri, më të rrezikuara
Shqiptarët kanë qenë gjithnjë të interesuar të kenë trashëgimtarë të shëndetshëm. Në traditën e lidhjeve martesore ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e informacionit që të afërmit apo mblesët mbledhin për të kandidatët për martesë, gjendja shëndetësore e fiseve të tyre. Duke gërmuar në historinë e familjeve, të afërmit e çifteve marrin të dhëna përveç moralit dhe ekonomisë, edhe për shëndetshmërinë genetike. A ka vuajtur ndonjë gjysh a vëlla i gjyshit, kushëri i babait a nënës, ndonjë hallë a mbesë, nga ndonjë sëmundje e rëndë? A kanë pasur ndonjë skizofren në fis?
Po sot nuk është më e nevojshme, që të pyesësh me rrënjë e degë për të marrë vesh se sa të shëndetshëm do të jenë pasardhësit e një martese. Mjafton që çifti t i nënshtrohet një numri analizash të cilat do të përjashtonin rrezikun e shfaqjes në fenotip apo të bartjes në genotip të sëmundjeve të rënda si talasemia, fibroza cistike, hemofilia apo sëmundje të tjera që kanë predispozicion të lartë për t u shfaqur. Mjekët duke njohur edhe histologjinë e sëmundjeve familjare, janë në gjendje të parashikojnë shëndetin e fëmijëve.
Sidoqoftë, shqiptarët i injorojnë rrugët “zyrtare” dhe vazhdojnë të informohen me mënyrën e vjetër; atë të përcjelljes së informacionit në rrugë gojore, rruga e thashethemnajës.
Nëse martesat e bëra me njohje vazhdojnë të marrin në konsideratë të dhëna të tilla për genin e partnerëve, martesat me dashuri janë edhe më problematike në këtë drejtim, pasi i neglizhojnë këto rreziqe. Ndërkaq, gjenetistët vazhdojnë të këmbëngulin që, këto çifte t u nënshtrohen analizave paramartesore. Derisa diçka e tillë të mos jetë kthyer në një detyrim ligjor, do të mbetet një sugjerim.
Vendet që e kanë ligj, vizitën paramartesore
Ekzaminimet /Ndalohet bashkimi i personave me tuberkuloz ose sifiliz
Në Turqi sapo ka filluar të kryhet vizita paramartesore, por në përgjithësi, martesa bazohet në fjalën e nderit të burrit e jo në vizitë
Sakaq, vende të tjera e kanë kthyer vizitën paramartesore në një detyrim. Kjo vizitë ndalon bashkimin e individëve të sëmurë, sidomos nga sifilizi e tuberkulozi, por edhe sëmundje të tjera infektive si dhe të individëve që kanë pësuar probleme shëndetësore prej helmeve, apo prej alkoolizmit. Vizita paramartesore ka filluar të bëhet që disa vite më parë në disa shtete amerikane. Në Itali filloi më vonë në 1914, kurse në 1919 u kërkua vetëm vizita e burrave, sepse në 98 % të rasteve, gratë ishin viktima të sifilizit e blenarogjisë të importuara nga burrat. Sifilografi francez, Fournier, shkruan: “Në klientelën e qytetit, 20 % e grave me sifiliz janë të martuara; nga këto 70 % janë infektuar nga burrat që e kanë pasur këtë sëmundje para martesës e 30 % nga ata burra që e kanë marrë sëmundjen pas martese. Në tremujorin e parë të martesës infektohen më shumë nuset”. Ai regjistroi 117 raste të infektimeve nga 130 nuse, burrat e të cilave rezultuan me sifiliz. Pra, për të parandaluar infektimin e bashkëshortes dhe për të lindur fëmijë të shëndoshë, është e domosdoshme vizita mjekësore paramartesore, që, në disa shtete amerikane si Miçigan, Dakota, etj., është vënë me ligj. Kur kandidatët gjenden të sëmurë, i nënshtrohen kurave dhe martesa shtyhet. Në Danimarkë nuk është e mundur martesa për epileptikët e ata me sëmundje seksuale. Në Turqi sapo ka filluar të kryhet vizita paramartesore, por në përgjithësi, martesa bazohet në fjalën e nderit të burrit e jo në vizitë.
Riprodhimi i shëndetshëm
Për të riprodhuar mirë racën njerëzore veprohet në tri mënyra; përmes hetimit të gjendjes shëndetësore të individëve që do të martohen, vizitës mjekësore paramartesore, mbrojtjes së shtatzanisë, formimit të karakterit, moralit, e bazave të edukimit seksual. Vikareli në një studim shumë të njohur, ka vënë në dukje rënien fizike në lindjen e fëmijëve të klasës punëtore, të cilët janë prekur nga tuberkulozi. Kjo, nga puna në kushte të vështira dhe ushqimi i keq.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008