E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet për kryesimin e FRESSH, rizgjidhet Spiropali

Të rinjtë socialist kanë rikonfirmuar dhe për një mandat të dytë Erisa Spiropalin, si drejtuese e FRESSH. Ndonëse se me një fitore të ngushtë përballë një tjetër garueseje për këtë post, Maria Myridinas, Spiropali i ka rrëmbyer fitoren koleges së saj më të re, duke u rizgjedhur sërish në krye të FRESSH.
 

Joleza Koka, Juxhin Çela, Elis Hoxha, Maria Myridinas, Artur Micko dhe Elisa Spiropali ishin 6 garuesit, të cilët përballën mes tyre platformat për kryesimin e të rinjve socialistë në turin njëmujor në 36 rrethe të vendit.
 

Gjatë debateve në këtë tur garuesit e vlerësuan FRESSH një armë të fortë për zgjedhjet e 2013, ndërsa kërkuan mbështetje nëpërmjet premtimeve konkrete që lidhen me problemet kryesore të rinisë sot, nga punësimi tek arsimimi.
 

Për shumë prej kandidatëve, për kreun e FRESSH problemi kryesor në drejtimin e forumit gjatë këtyre viteve ka qenë mungesa e organizmit, e aktiviteteve dhe deri tek përçarja brenda anëtarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›