Boston, ja çfarë shkroi sulmuesi në Twitter pas shpërthimeve

Pas sulmeve terroriste në Maratonën e Bostonit, njëri nga sulmuesitTamerlan Tsarnaev nuk ka mbijetuar, ndërsa personi i dytë i dyshuar (vëllau i tij) është në gjendje të rëndë shëndestore, duke luftuar me jetë, nga plagët e marra nga policia e Bostonit gjatë kohës së kërkimit të tij.
Gazeta “The Sun” ka treguar detaje për jetën private të adoleshentit 19 vjeçarit Dzhokhar Tsarnaev, i cili menjëherë pas sulmeve kishte postuar në rrjetin social Twitter që ndihet i relaksuar, dhe se "nuk ka dashuri në zemrën e qytetit, vazhdoni të qëndroni të sigurt njerëz", madje ai kishte bashkangjitur edhe një foto të tijën.
Ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama, tha se shumë pyetje lidhur me këtë sulm mbeten pa përgjigjje. Poashtu, nuk është e qartë nëse vëllezërve Tsarnaev, me kombësi çeçenë etnikë, u kishte ndihmuar edhe dikush tjetër./Indeksonline/