Bota e Arberesheve si prelud ne shtate shekuj
Izaura Ndoj
Antologjia e ilustruar "Arbereshet e Italise, 1413-2007" nen penen e autoreve franceze vjen ne kete vit te shenuar te 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise si nje vellim i dyte i Antologjise "Pena te arta franceze per Shqiptaret", veper tashme e njohur nga lexuesi yne. Ideja per hartimin e kesaj antologjie u hodh dhe u ndoq nga afer nga prof. Francesco Altimari, profesor i gjuhes dhe i letersise shqipe, dhe i filologjise arbereshe, pas celjes se ekspozites me gravura te vjetra "Shqiptaret ne shekuj" ne fund te muajit maj 2009 ne Kozenca. Sikurse eshte e njohur, valet historike te emigracionit shqiptar qe prej shekullit XIV kane perfshire ne radhe te pare vendet fqinje te Shqiperise, Greqine, gadishullin Apenin, brigjet e Dalmacise, por edhe me ne thellesi te Ballkanit, vende qe do te rrezatonin e shperndanin ne mbare Europen e me tej diasporen historike shqiptare. Prania e ngulimeve te shumta arbereshe ne Itali, arvanitase ne Greqi, arnaute ne Turqi, Egjipt, Siri, Malte dhe ne krejt brigjet e Afrikes se Veriut, familjet e medha fisnike shqiptare nga Spanja, ne France, Belgjike, Transilvani, Bohemi e gjer ne Holande, flasin dhe deshmojne per gjakun shqiptar qe gufon prej shekujsh ne damaret e Europes. Sipas autorit Fotaq Andrea, boshti qendror i kesaj antologjie, qe i dhurohet sot lexuesit, eshte, pa medyshje, vlera e mirefillte shqiptare zhvendosur historikisht ne Apenine, kryesisht ne Kalabri e Sicili, ku ndodhet pjesa me e madhe e ngulimeve arbereshe. "Kjo vlere shqiptare e transpozuar qe heret, vecanerisht para dhe pas epopese skenderbejane, do te merrte me kalimin e kohes rendesi te dyfishte: se pari, do te percillte gjithe thelbin e vet ne mjedisin e ri ku do te ngulej, tek popullsite italiane, ne nje proces sa shkembimi, aq edhe perplasjeje e pershtatjeje; se dyti, do te ruante te paprekur, ne gjendjen e vet origjinale gjithcka te mbartur historikisht, gjuhen, doket, zakonet etj., per t'i sjelle te tilla gjer ne kohet moderne, duke i bere keshtu nje sherbim te vyer vete etnosit shqiptar ne evolucion e siper ne kufijte e trungut ame". Vecse malli, dhembja, dashuria per token meme, ne lengim prej shekujsh pushtimi te eger, nuk ishin gjithcka per Arbereshet; ato perfaqesojne anen me shpirterore edhe si nje nxitje per veprim, per te bashkuar e shperthyer sa e sa here energjite e tyre ne ndihme te Shqiperise, gje qe do te arrinte kulmin e vet me plejaden e figurave te shquara arbereshe te shekullit XIX, perqendruar rreth figures emblematike te Jeronim De Rades. Me "Milosaon" dhe veprat e tij, De Rada, jo vetem do te ngacmonte vemendjen dhe ndjeshmerine e personaliteteve te shquara te Europes per t'u interesuar nga afer per fatin shqiptar, nga Lamartini e nobelisti i ardhshem Mistral e gjer tek Louis Benloew, Dora d'Istria e Legrand, por ai do te vendoste lidhje te fuqishme me vete patriotet shqiptare te shekullit XIX, duke e bere Rilindjen Arbereshe pjese perberese e te fuqishme te vete Rilindjes Kombetare Shqiptare.
75 autore ne nje antologji
Antologjia "Arbereshet e Italise" perfshin shtatedhjete e pese autore dhe burime franceze, perzgjedhur si per tematiken e vecante te shkrimit, per te dhene nje kuader sa me te gjere te botes arbereshe, ashtu dhe per analizen e dukurive historike, etnografike, gjuhesore, artistike etj., qe ka shoqeruar procesin e shpernguljes e te vendosjes se kesaj diaspore shqiptare ne Itali, duke mbuluar nje periudhe historike prej mbi shtate shekujsh. Po ashtu, perfshihen ne te mbi 350 ilustrime, edhe keto me tematike te gjere, qe nga portretet e figurave historike, gjer te peizazhet, kostumet, madje dhe faksimile doreshkrimesh te fushes epistolare. Portreti i Heroit Kombetar, si figura qendrore e shpirtit shqiptar, epirot dhe arberesh gjen misherimin e vet ne mori autoresh, qofte studiuesish, qofte artistesh, dhe per here te pare botohet ketu nje portret i Skenderbeut nga Giorgione, i cilesuar ky si piktori i pare i madh venecian i Cinquecento-s italiane.
Kriteri tematik
Kriteri themelor i ndertimit te vepres eshte kriteri tematik, mbi bazen e kronologjise historike (dhe jo koha kur eshte hartuar shkrimi nga ana e autorit). Vepra eshte ndertuar ne tre pjese: Pjesa e pare - shekujt XV-XVII; Pjesa e dyte - shekujt XVIII-XIX; dhe Pjesa e trete - shekulli XX e ne vijim. Pjesa e pare sherben si nje prelud per krejt vepren, ku figura e Skenderbeut ne Itali dhe pushtimi otoman i vendit pas vdekjes se tij pasohen nga perpjekjet per te rifituar pavaresine e vendit nepermjet nje rizbarkimi te mundshem ne Vlore te Shqiptareve qe nga brigjet e Otrantos. Pjesa e dyte perben kocken e forte te vellimit, kur ngulimet arbereshe ne Itali i kane rezistuar tashme kohes, ne proces pershtatjeje e mbijetese te fuqishme. Pjesa e trete, me prane koheve moderne, perqendruar rreth shekullit XX, ka per objekt kryesisht studimet filologjike rreth gjuhes, letersise dhe historise shqiptaro-arbereshe, ku shquhen ne radhe te pare shkrimet analitike te M. Rocque, F. Thiriet, A. Zotos, A. Ducellier, H. Bresc, J.de Miceli e N. Clayer. Vazhdojne edhe ne kete pjese te antologjise udhepershkrimet, si dhe del ne pah nje shkrim kritik i M.B.Romoeuf rreth vepres se shkrimtarit te njohur arberesh Carmine Abate, ilustruar me mjaft afreske dhe vepra po te piktoreve arbereshe, ku nuk mungojne ilustrimet nga fshatrat arbereshe te piktorit te shquar I. Kodra e N. Martini.