E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vajtje-kthim", mbledh artistet e rinj ne FAP

"Andata-Ritorno" eshte ekspozita e artit bashkekohor qe eshte celur ne galerine FAP, Universiteti i Arteve nga nje grup artistesh. Ne kete ekspozite, punet e artisteve te rinj shqiptare qe kane studiuar ne Itali ballafaqohen ne mjedisin e nje shkolle tjeter arti si Fakulteti i Arteve Pamore ne Tirane. Ky eshte edhe qellimi, qe nente pjesemarresit u prezantuan me krijime, te cilat jane realizuar ne nje vend tjeter nga Shqiperia. Nepermjet "Vajtje-Kthimit", ekspozite e kuruar nga Matilda Odobashi, ata jane munduar te shpjegojne pse Italia, me gjithe mundesite qe u ka ofruar, mbetet per ta nje vend i larget dhe si ka ndikuar psikologjikisht tek ata ky vend "i huaj". Ne kete ekspozite marrin pjese Olson Lamaj, Ermal Bezhani, Armela Xhafa, Gerti Ibra etj. Disa artiste te njohur e te tjere te panjohur per publikun vendas, prezantohen ne kete aktivitet me zhanera te ndryshem shprehes si video, pikture, vizatim etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›