E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota e muzikes feston 200-vjetorin e kompozitorit Mendelson

Tiranë, 12 shkurt, 10:57, NOA – Bota e muzikës feston lindjen e kompozitorit Felix Mendelssohn. Ai ishte dirigjent dhe themeluesi i konservatorit të parë të muzikës në Gjermani.

Mbi të gjitha ishte një kompozitor gjenial, një ndër më të mëdhenjtë e kohës së tij paçka jetës së shkurtër.

Ai la pas mbi 400 vepra muzikore, sinfoni, muzikë dhome dhe korale.

Sipas të dhënave për agjencinë e lajmeve NOA, me rastin e 200. vjetorit të lindjes së Mendelssohn do të organizohen në Tiranë dy koncerte.

I pari është koncerti Trio në 18 shkurt, ndërsa i dyti ai me Orkestrën Sinfonike të RTSH më 21 shkurt, që të dy në Teatrin e Operas dhe Baletit.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›