Ndihma ekonomike, mbi "Anketën e Varfërisë 2008"
Shpërndarja e ndihmës
ekonomike për herë të parë u
mbështetet në vlerësimin e varfërisë,
sipas Anketës së Varfërisë dhe me
fondet e Ministrisë së Punës, tani
përfundon edhe Anketa e Varfërisë
për vitin 2008, në bazë të së cilës do
të bëhet edhe shpërndarja e
bllokgrandeve të ndihmës njësive
vendore për vitin 2009". Kështu deklaroi
dje ministri i Punës, Anastas
Duri, në një raportim përpara Komisionin
parlamentar të Punës, Çështjeve
Sociale dhe Shëndetësisë. Sipas
tij, kjo ka bërë që të kemi një identifikim
më të mirë të nevojave dhe
largimin nga skema të atyre që e përfitojnë këtë mbështetje pa të drejtë.
Ndërkohë që, ai ka prezantuar para
deputetëve edhe ambicien politike
të mazhorancës. "Ne parashikojmë
që në fund të mandatit qeverisës,
numri i familjeve në nevojë, që
mbështeten me ndihmë
ekonomike, të arrijë në 85 mijë, nga
93 mijë që janë skemë aktualisht", u
shpreh ministri Duro. Ai ka theksuar
se paralelisht me identifikimin më të
mirë të nevojave, janë rritur edhe
fondet e buxhetit për ndihmën
ekonomike. "Kështu, në vitin 2008,
fondet u rritën me 38%, nga 2.6 në
3.6 miliardë lekë, dhe për vitin 2009
qeveria ka parashikuar që fondet të
jenë 4.3 miliardë, që në përqindje do
të thotë një rritje rreth 60% në dy vitet
e fundit", tha Duro.Ministri i Punës
informoi anëtarët e komisionit parlamentar
se tashmë është ngritur
dhe ka filluar nga puna grupi për
hartimin e një ligji integral për
mbrojtjen e fëmijëve, i cili do të
parashikojë edhe mbrojtjen e tyre
nga puna, bazuar edhe në konventat
ndërkombëtare të ratifikuara
tashmë nga Shqipëria. Për sa i përket
Ligjit për "Barazi Gjinore në Shoqëri",
ministri u ndal në masat që po
merren për ngritjen e strukturave
përkatëse në të gjitha nivelet, të
parashikuara në ligj.
ekonomike për herë të parë u
mbështetet në vlerësimin e varfërisë,
sipas Anketës së Varfërisë dhe me
fondet e Ministrisë së Punës, tani
përfundon edhe Anketa e Varfërisë
për vitin 2008, në bazë të së cilës do
të bëhet edhe shpërndarja e
bllokgrandeve të ndihmës njësive
vendore për vitin 2009". Kështu deklaroi
dje ministri i Punës, Anastas
Duri, në një raportim përpara Komisionin
parlamentar të Punës, Çështjeve
Sociale dhe Shëndetësisë. Sipas
tij, kjo ka bërë që të kemi një identifikim
më të mirë të nevojave dhe
largimin nga skema të atyre që e përfitojnë këtë mbështetje pa të drejtë.
Ndërkohë që, ai ka prezantuar para
deputetëve edhe ambicien politike
të mazhorancës. "Ne parashikojmë
që në fund të mandatit qeverisës,
numri i familjeve në nevojë, që
mbështeten me ndihmë
ekonomike, të arrijë në 85 mijë, nga
93 mijë që janë skemë aktualisht", u
shpreh ministri Duro. Ai ka theksuar
se paralelisht me identifikimin më të
mirë të nevojave, janë rritur edhe
fondet e buxhetit për ndihmën
ekonomike. "Kështu, në vitin 2008,
fondet u rritën me 38%, nga 2.6 në
3.6 miliardë lekë, dhe për vitin 2009
qeveria ka parashikuar që fondet të
jenë 4.3 miliardë, që në përqindje do
të thotë një rritje rreth 60% në dy vitet
e fundit", tha Duro.Ministri i Punës
informoi anëtarët e komisionit parlamentar
se tashmë është ngritur
dhe ka filluar nga puna grupi për
hartimin e një ligji integral për
mbrojtjen e fëmijëve, i cili do të
parashikojë edhe mbrojtjen e tyre
nga puna, bazuar edhe në konventat
ndërkombëtare të ratifikuara
tashmë nga Shqipëria. Për sa i përket
Ligjit për "Barazi Gjinore në Shoqëri",
ministri u ndal në masat që po
merren për ngritjen e strukturave
përkatëse në të gjitha nivelet, të
parashikuara në ligj.