E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm për stuhi në Kaliforni, autoritetet urdhërojnë evakuimin e banorëve

Autoritetet amerikane kanë urdhëruar evakuimin e rreth 800 shtëpive në zonat kodrinore në afërsi të Los Angelesit, pasi besojnë se stuhia më e rëndë që ka prekur Kaliforninë Jugore prej vitesh, mund të shkaktojë rrëshqitje të tokës. Situata mund të përkeqësohet edhe me tepër pasi zonat e prekura nga stuhia gjenden pranë tokave të djegura verën e kaluar nga zjarret massive. stuhia e cila goditi Kaliforninë Jugore të dielën, cilësohet si më e rënda që nga viti 2005, saktëson specialist i shërbimit meteorologjik kombëtar, Bonnie Bartling. Ndërkaq reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje, kanë provokuar blackout në disa zona dhe për pasojë autoritetet po punojnë për të kthyer energjinë për më shumë se 11 000 banorë , të cilët nuk kanë rrymë elektrike në shtëpitë e tyre që nga dita e martë ku stuhia u përkeqësua edhe me tepër. Edhe në zonën e Sacramentos, 12 000 shtëpi dhe biznese janë gjithashtu pa energji elektrike. stuhia përvec reshjeve te shiut, ka sjellë edhe dëborë massive në zonat malore duke bllokuar disa nga autostradat kryesore. Niveli i dëborës ka arritur në disa krahina në 1.2 metra. ndërsa gjatë të mëkurës stuhia është shoqëruar edhe me erëra të forta. autoritetet besojnë se të paktën dy njerëz kanë humbur jetën deri tani për shkak të motit të keq. Sipas meteorologëve stuhia do të vazhdojë edhe gjatë orëve në vijim , me një intensitet edhe më të madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›